UBT

Osmani u bën thirrje deputetëve shqiptarë që ta votojnë Rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, është duke mbajtur fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Osmani nga atje ka folur për sfidat historike që kanë kaluar të dy shtetet, duke dhënë kështu mesazhe edhe për të ardhmen e të dy vendeve, shkruan Gazeta Express.

“Jam shumë e lumtur që sot më është dhënë mundësia që nga Kuvendi i Shqipërisë t’u drejtohem të zgjedhurve të popullit dhe bashkëkombësve të mi anembanë botës. Është nder i madh që të ju drejtohem dhe të ju flas sikur njeriu familjes së vet me të cilën kanë ndarë aq shumë histori, këmbëngulje, dhimbje e mall të pasosur, por së cilës i ka dhuruar dhe ka marrë po aq shumë dashuri”, ka thënë ajo.

Osmani ka falënderuar popullin shqiptar edhe për ndihmën dhënë shtetasve kosovarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve dhe motrave tona por është ëndrra jonë e përbashkët. Është kujtesa jonë historike, vatra në të cilën ne ëndërronim të jetonim por që fatkeqësisht shumë prej nesh atë e takuam vetëm në acarin e luftës së ftohtë. Ajo u bë vatra jonë që na mbajti të gjallë neve dhe shpresës sonë për liri. Ne ju jemi mirënjohës përjetë”, ka thënë më tutje ajo.

U.d. e presidentit rikujtoi edhe pasojat që la lufta e fundit në Kosovë, në humbjen e jetës së njerëzve.

“Sot kur unë jam para jush duhet ta kujtojmë historinë tonë të kaluar. Këtu na solli sakrifica e një populli të tërë, përkushtimi për lirinë, gjaku i derdhur i 13 mijë civilëve të vrarë, shumica prej tyre gra, pleq e fëmijë, nga të cilët 1600 janë ende të pagjetur”, ka deklaruar Osmani.

Sipas Osmanit, vetëm duke e rikujtuar të kaluarën e dhimbshme mund të shkojmë përpara, raporton Gazeta Express.

Mobi Casa

“Historia e dhimbshme e Kosovës duhet të mbahet mend e të rikujtohet, sepse duke e rikujtuar ajo bëhet më e dhimbshme. Si kryetare e Kuvendit të Kosovë dhe si u.d e presidentes dua t’i thërras të rinjtë e vendeve tona që t’i ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë që ëndrrat mund të jetësohen”, ka pohuar ajo.

Kryeparlamentarja Osmani foli edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sot dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është ende i pa mbyllur e ne jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit tonë, rregullimin kushtetues. Kosova nuk mund që ta shpërblejë më Serbinë me territorin e saj e as të bëj koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje, e të dënohet e jo më të shpërblehet”, ka thënë ai.

Një kërkesë, ajo pati edhe për deputetët shqiptarë.

“Po i bëj thirrje këtij Kuvendi siç i kam bërë atij të Kosovës, që të votojmë rezolutën që dënon gjenocidin serb sepse vetëm atëherë kur jemi të bashkuar ato do të dëgjohen edhe përtej Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë ajo.

Ajo nuk la pa përmendur edhe vendosjen e taksës nga ana e Shqipërisë për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt shtetit shqiptar.

“Kosova nuk ka nevojë për një tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit vendosja e çfarëdo barriere komunikimi në mes të vendeve tona është kundër lëvizjes së lirë dhe sforcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërshqiptare”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express/