Fundamenti

Osmani thotë se SHBA e ka vazhduar programin e MCC për Kosovën pas letrës që i ka drejtuar Sekretarit Rubio

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenca ka njoftuar se presidentja Osmani ka pranuar njoftim zyrtar nga SHBA për vijimin e kompaktit të MCC’së.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar njoftimin zyrtar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, se Qeveria amerikane ka marrë vendim për të vijuar me zbatimin e Kompaktit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në Kosovë, duke konfirmuar përkushtimin e palëkundur të SHBA-së për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të vendit tonë.”

Presidenca thotë se ky vendim vjen pasi Osmani iu drejtua me letër sekretarit të Shtetit të SHBA’së, Marco Rubio dhe pas takimit me zv/sekretarin Landau në Uashington.

United Hospital

“Ky vendim me rëndësi të veçantë, vjen pas letrës që Presidentja Osmani i ka dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, si dhe pas takimit të suksesshëm të Presidentes Osmani me Zëvendës Sekretarin Landau, gjatë vizitës së saj zyrtare në Washington, ku është diskutuar në detaje për përfitimet e dyanshme të këtij programi. Vetëm pak ditë pas këtij takimi të nivelit të lartë, administrata amerikane dha dritën e gjelbër për vazhdimin e Kompaktit, ndërsa Zëvendës Sekretari Landau ka luajtur një rol kyç në këtë vendimmarrje.”

“Në diskutimet me Administratën Trump, Presidentja ka theksuar se Kompakti i MCC-së, jo vetëm që rritë sigurinë energjetike të vendit, por gjithashtu krijon mundësi të reja për investime të ndërsjella dhe hap rrugë të reja për bizneset amerikane në tregun kosovar. Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për angazhimin e Zëvendës Sekretarit Landau, ndërsa ka theksuar se: “Ky moment përfaqëson një dëshmi të qartë të vizionit të Presidentit Trump dhe përkushtimit të administratës së tij për forcimin e aleancave përmes nxitjes së mundësive ekonomike dhe prosperitetit të ndërsjellë”.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.