Hidromorava

Osmani thirrje BE’së: T’i jepet fund izolimit të kosovarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Instituti EPIK ka organizuar një tryezë mbi Raportin e BE’së për Kosovën të vitit 2020, ku ndër të tjerë, pjesëmarrës ishin ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, ambasadori gjerman Jorn Rohde, dhe zëvendësshefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, raporton Gazeta Express.

U.D së presidentit, Vjosa Osmani në fjalën e saj i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i jap fund izolimit të kosovarëve.

“Konsideroj se sundimi i ligjit, arsimi dhe mjedisi janë prioritetet kyçe të procesit tonë integrues. Raporti ka identifikuar shumë sfida të cilat institucionet tona duhet të adresojnë. Kuvendi tani më ka miratuar Planin e vet për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021. Këto reforma duhet të bëjmë për qytetarët tonë, dhe jo për hirë të askujt. Në këtë drejtim, do të inkurajoj të gjithë spektrin politik që të krijojmë urat e bashkëpunimit me qëllim të avancimit rrugës tonë integruese. Njëkohësisht, bëjë thirrje institucioneve të BE-së që të japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Mobi Casa

Ambasadori Rohde është shprehur se e ardhmja e Kosovës është brenda BE’së.

“E ardhmja e Kosovës është brenda Bashkimit Evropian dhe ky rrugëtim kërkon ndërmarrjen e shumë reformave brenda vendit. Reformat janë të rëndësishme për të siguruar se institucionet demokratike janë transparente dhe efektive, ndërsa ekonomia e vendit konkurrente për të ofruar perspektivë të rinjve. Si të tilla, reformat shërbejnë interesave të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Rohde.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.