UBT

Osmani: Thaçin askush s’duhet ta quajë “zagar të amerikanëve”, ai ka qenë kryeministër dhe president në kohëra historike

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Der Spiegel”, ka folur për Hashim Thaçin dhe marrdhëniet me SHBA-në sa ishte president i vendit.

E pyetur nëse ka ardhur koha që Kosova të emancipohet nga SHBA-ja, në një kohë kur “presidenti Thaçi, shpeshherë i shpotitur si zagar në prehër të amerikanëve, gjendet në burg në Hagë”, Osmani ka thënë se askush nuk duhet ta quajë ish-presidentin Hashim Thaçi “zagar të amerikanëve”, pavarësisht dallimeve politike që kanë pasur.

Tutje ka shtuar se raportet me SHBA-në nuk varen nga personeli politik.

“Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në, ato nuk varen nga personeli udhëheqës politik. Ato janë një lidhje e veçantë, që na mbajnë bashkë. Ne nuk e harrojmë rolin e amerikanëve në Kosovë në vitet 90-të”, ka thënë Osmani.

“Thaçi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike”, u shpreh ajo, transmeton koha.

Lajmin e plotë në gjuhën gjermane, mund ta lexoni KËTU.

Ndërkaq, jo rrallë herë ka pasur akuza e kundër akuza, mes Osmanit dhe Thaçit, sa ishte ky i fundit si kryeministër e më vonë president.

Në vitin 2014, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar koalicionin e arritur në mes të PDK-së dhe LDK-së, gjashtë muaj pas një ngërçi politik si rezultat i një koalicioni të gjerë pa PDK-në i quajtur “VLAN”.

Kryetari i dikurshëm i LDK-së, Isa Mustafa po votohej për kryeministër, por Osmani nuk votoi për atë Qeveri në koalicion me PDK-në.

Uji Dea

Të të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe pas dy vitëve ku Hashim Thaçi u kandidua për president të Republikës së Kosovës si rezultat i marrëveshjes PDK-LDK për koalicion bashkë-qeverisës. Vjosa Osmani nuk e kishte votuar Thaçin për president.

Kundërshtimi i Vjosa Osmanit ndaj Hashim Thaçit kishte vazhduar edhe jashtë parlamentit.

Një protestë e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje,”Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, e mbajtur më 29 shkurt 2018 përpos shumë qytetarëve e pranishme ishte edhe Vjosa Osmani dhe disa deputetë tjerë të LDK-së, përkundër asaj që protesta nuk ishte përkrahur nga LDK-ja që në atë kohë ishte parti opozitare por nuk preferonte kundërshtimin përmes protestës.

Edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar publikisht Hashim Thaçit e për ta vazhduar këtë diskurs me praktikë ajo edhe si kryeparlamtare e kishte larguar fotografinë e presidentit Thaçi nga pjesa ballore e zyrës duke e zëvendesuar me fotografinë e presidentit, Ibrahim Rugova.

Ky veprim kishte irrtuar grupin parlamentar të PDK-së të cilët kishin kërkuar që fotografia të kthehet në vendin ku obligohet me ligjet në fuqi.

Po ashtu edhe Thaçi, kishte hedhur akuza të ndryshme ndaj Osmanit.

Një vit më parë, ish-presidenti kishte deklaruar se dikush nga familja e Osmanit, kohë më parë i ka shërbyer shtetit serb.

“Nga zonja Osmani dikush i ka shërbyer Serbisë. Sikur të isha në vend të saj do të isha djersitur”, pohoi Thaçi, duke mos u lëshuar në detaje të tjera, por ka thënë se do ta bëjë, nëse Vjosa Osmani flet sërish për të. /Telegrafi.