Eko Higjiena

Osmani: Thaçi assesi nuk do ta udhëheq dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kandidatja e LDK-së, për pozitën e kryeministres Vjosa Osmani ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, derisa ka thënë se çështja e kufijve nuk do të vihet asnjëherë për diskutim në Bruksel, raporton gazeta Express.

Sipas Osmanit, dialogu nëse LDK merr qeverisjen do të udhëhiqet nga qeveria e jo nga presidenti apo grupet negociatore, të cilat i ka quajtur artificiale.

“Me rëndësi është të definohet ëshët që dialogu të udhëhiqet nga qeveria e asesi nga presidenti apo ekipe artificiale, për ne si LDK kjo gjë ka qenë gjithmonë e qartë. Ekipi do të udhëhiqet nga unë si kryeministre me ekipin qeverisës në transparencë të plotë me parlamentin”, ka thënë ajo.

Tutje, kandidatja e LDK-së, ka shtuar se më mirë është që të mos ketë fare marrëveshje Kosovë-Serbi, se sa që të arrihet një marrëveshje e keqe në mes të dy shteteve.

“Ne nuk mund të pranojmë afate artificiale. Më mirë ngannjëherë është të mos kemi fare marrëveshje se sa të kemi një marrëveshje të keqe”, tha ajo.

ARKATANA

E njejta ka komentuar edhe idenë për shkëmbim me territore, derisa, ka shtuar se një gjë e tillë nuk do të vihet asnjëherë për diskutim në Bruksel.

“Në mometin që qeveria të udhëhiqet nga unë çështja e kufijve asnjëherë nuk do të arrijë në tavolinë të Bruskelit, rpesidenti do ta ketë vetëm një rol ai do të ketë rolin e dekordimt final të marrëveshjes që votohet në Kuvend. Ne nuk guxojmë të lejojmë Republika Srbska”, ka shtuar Osmani.

Kandidatja e LDK-së derisa u pyet për koalicion me partinë e Kadri Veselit, tha se asnjëherë nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

“Asesi nuk do të ketë koalicion me PDK-në, absolutisht një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, shtoi Osmani./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.