FIDANISHTJA

Osmani: Të jeni të sigurt se asnjë njohje s’na ka ardhur për shkak të ndonjë individi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se asnjë njohje nuk i ka ardhur shtetit tonë për shkak të ndonjë individi, por të gjitha njohjet janë bërë për shkak që Kosova i ka pasur në krah shtetet mike, si SHBA’të, Gjermaninë, Turqinë e disa të tjera.

Osmani thotë se të gjitha njohjen kanë ardhë nga bashkëpunimi i institucioneve të vendit me miqtë tanë.

“Një gjë të jetë e qartë, për të gjatë gjithë procesit nga viti 2008 e tutje, Kosova është angazhuar, por të gjitha njohjet kanë ardhur për shkak se kemi pasur në krahë shtetet si SHBA-të, Gjermania, Turqia, Mbretëria e Bashkuar. Asnjë njohje, asnjë antarësim i Kosovës nuk ka qenë meritë e ndonjë individi në Kosovë, ka qenë bashkëpunim i të gjitha institucioneve me miqtë tanë. Po të mos ishin miqtë tanë nuk do të kishim asnjë njohje, të jeni të sigurt. Jemi të bekuar që i kemi”, tha Osmani.

Mobi Casa

Ajo tutje shtoi, se janë shumë shtete afër njohjes së Kosovës, e që janë në vendimin final.

“Ne po angazhohemi ditë e natë, që edhe t’i bindim shtet që janë afër njohjes, që janë shumë të tilla që janë afër vendimit final, kemi shumë nevojë për ndihmën e shteteve mikeve. Shpresoj që sa më parë të jetë e mundur të gjitha të binden që sa më shumë të bllokohet procesi i njohjeve dhe anëtarësimeve për Kosovën, aq më shumë do të inkurajohet Vuciqi që ta bllokojë procesin e dialogut, sepse do të merrë at që don, pra ta trajtojë Kosovën si shtet të papërfunduar.

Kosova po punon intensivisht për njohje, deri tani edhe unë edhe ministrja e jashtme kemi pasur takime të shumta me shtet jonjohëse sic e thash dje për arsye startegjike dhe në koordinim me miqtë tanë kemi vendosur të mos i bëjmë publike derisa të kemi një rezultat konkret sepse kjo vetëm sa e rrit angazhimin e Serbisë destruktive për çnjohjen”, tha Osmani në ATV.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.