Fundamenti

Osmani takon kryeparlamentarin Sobotka: Austria vazhdon ta mbështes rrugëtimin tonë euroatlantik dhe anëtarësimin në KiE

/ 1 minutë lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Austri, ku është takuar me kryetarin e parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e raporteve bilaterale.

“Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Mobi Casa

Në takim me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Dy shtetet tona mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale, të udhëhequra nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë më paqësore, më demokratike dhe më të sigurt.

Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. /Telegrafi/