Osmani takon kryeministrin britanik, deputetja Kearns: Si miq të Kosovës duhet të vazhdojmë rolin tonë paqeruajtës në të gjitha forumet

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin britanik, Rishi Sunak në Komunitetin Politik Evropian.

Këtë e bëri të ditur deputetja britanike dhe njehërit kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Sipas një postimi në rrjetin social Twitter Kearns ka shkruar se Britania e Madhe ishte një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.

RCCOLA

Ajo po ashtu tha se Britania duhet të vazhdojë të jetë shtet paqeruajtës në të gjitha forumet.

“E kënaqur të shikojë Rishi Sunak dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani t’i takoj në Komunitetin Politik Evropian.

Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, ka shkruar Kearns. /Telegrafi/