RCCOLA

Osmani takon Abdixhikun, diskutojnë për draft-statutin për Asociacion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku me qëllim të diskutimit për zhvillimet e fundit në vend.

Në takim me kreun e LDK-së, presidentja Osmani e ka njoftuar Abdixhiku për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka falënderuar të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë, transmeton Telegrafi.

Eco Higjiena

“Më tej, presidentja Osmani me Abdixhiku ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit. Abdixhiku e ka njoftuar presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidenca njofton se ftesa për takim u janë dërguar edhe subjekteve të tjera opozitare.

“Institucioni i Presidencës është vazhdimisht i hapur për koordinim me parti dhe institucione për çështje të rëndësisë nacionale. Në kuadër të konsultimeve të fundvitit, krahas takimeve me krerë të institucioneve dhe të partive politike, Presidentja Osmani do të mbajë takime edhe me përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kuvend, me shoqërinë civile dhe me mediat”./Telegrafi/