Mobi Casa

Osmani takoi ministrin Çavusoglu, kërkon mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me të cilin zhvilluan një bisedë përmbajtjesore dhe konfirmuan raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral, në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, tregtisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

“Presidentja Osmani dhe ministri Çavusoglu diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe në Evropë, me ç ‘rast, Osmani potencoi se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike parandalon ndikimin rus në rajon dhe tendencën për destabilizim”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri.

Mobi Casa

“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdogan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka theksuar në takim Osmani.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se ky shtet është ndër partnerët tanë kryesor në NATO. Komuniteti turk në Kosovë dhe mërgata e madhe shqiptare në Turqi janë urë e fortë ndërmjet dy shteteve”, ka shtuar tutje Osmani.

Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve, sipas presidentes Osmani kanë potencial të thellohen edhe më tej, posaçërisht në fushën e investimeve, si dhe duke rritur eksportin e Kosovës në Turqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.