Mobi Casa

Osmani takohet me Kosnett, premton angazhim për një platformë dialogu dhe konsultime me opozitën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në zyrë ambasadorin e SHBA’së, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar për situatën pandemike dhe sfidat që e presin përpara Kosovën.

Osmani është zotuar se do të angazhohet në përpjekjet për të siguruar vaksinën, derisa ka përmendur edhe angazhimin në temën e dialogut me Serbinë.

Shefja e shtetit ka thënë se do të angazhohet për një platformë për dialogun, duke përmendur në veçanti konsultimet dhe përfshirjen aktive të opozitës në çështje që janë të rëndësisë së madhe për vendin.

Uji Dea

“Në takim, Presidentja Osmani po ashtu e siguroi Ambasadorin Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platform të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin”, thuhet në njoftimin e Presidencës, raporton Express.

Derisa ambasadori Kosnett e uroi dhe njëherë Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke theksuar që ashtu siç Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të, e njëjta vlen dhe për SHBA-të dhe angazhimin e tyre karshi vendit tonë.

“Duke folur për prioritetet dhe çështjet të cilat do t’i shtyej përpara Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj, ajo theksoi që në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi tutje i shtetësisë do të jenë pamëdyshje në fokus të parë. Gjersa, theksoi tutje që do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të vendit. Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe nevojen për mobilizim ndër institucional për menaxhim të suksesshëm të saj, Presidentja Osmani pohoi që do të angazhohet për të ndihmuar në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë. Ndërlidhur me çështjen e pandemisë, të dyja palët theksuan nevojen për respektim të plotë të masave të prezantuara të qëverisë, si mënyra më e sigurt dhe e duhur për të shpëtuar jetë”, thuhet në komunikatë./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.