RCCOLA

Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe për dialogun Kosovë – Serbi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim Osmani dhe Hovenier kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Eco Higjiena

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët.

“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.