Fundamenti

Osmani takohet me Biden: Mora garanca të fuqishme se e kemi mbështetjen amerikane

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë takimit që pati me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka informuar atë për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Sipas njoftimit të presidencës, Osmani ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me ShBA-në është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm.“Pas këtij bashkëbisedimi, Presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanca të fuqishme nga Presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës.

RCCOLA

Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit”, thuhet në njoftim.Osmani po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.