Eko Higjiena

Osmani: Sot është ditë historike për vendin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha sot se është ditë historike për vendin, është moment historik aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani tha se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies sonë të patjetërsueshme, raporton Telegrafi.

“14 dhjetori ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizimit të vizionit tonë, integrimit euro-atlantik”, tha ajo.

Sipas saj, për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër.

“Ëndrrat bëhen realitet vetëm kur veprohet e ambiciet bëhen të prekshme vetëm kur punohet. Në vigjilje të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë ky akt i dedikohet të gjithë qytetarëve të vendit tonë, evropianëve të devotshëm e promovues të vlerave evropiane… I dedikohet çdo fëmije, gruaje e burri të Kosovës që sakrifikuan jetën duke mbrojtur idealet për liri, pavarësi e demokraci gjersa u përballën padrejtësisht me okupim e gjenocid”, tha e para e shtetit.

FIDANISHTJA

Ajo tha më tej se Kosova sot frymon me shpirtin evropian.

“Shteti më i ri në kontinentin e vjetër, vend i pluralizmit politik, garantues i të drejtave të njeriut, Kosova e ekonomisë së tregut të lirë e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Osmani.

Sipas saj, procesi i anëtarësimit në BE nuk është proces i njëtrajtshëm dhe procesi në tërësi mund të jetë afatgjatë, por siç tha ajo Kosova është e vendosur të ja dalë me sukses.

“Ne do ta bëjmë pjesën e punës sonë, në mënyrë që Bashkimi Evropian ta bëjë pjesën e vet”, tha presidentja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.