ARKATANA

Osmani: S’ka as Isa Mustafë, as Agim Veli, as Lutfi Hazir që më shtyn të largohem nga LDK’ja

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

​Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë mundësinë e braktisjes së partisë së saj për të kaluar në një parti tjetër.Osmani, kundërshtuese e zëshme e udhëheqjes aktuale të partisë, ka thënë se do të jetë në LDK deri në ditën që elektorati e përkrah të jetë aty.

Osmani, kundërshtuese e zëshme e udhëheqjes aktuale të partisë, ka thënë se do të jetë në LDK deri në ditën që elektorati e përkrah të jetë aty.

“Çdo vendim për të dalë nga LDK do ta merrja vetëm në qoftë se vetë elektorati do të më shtynte drejt një vendimi të tillë”, ka deklaruar Osmani në Zona B në Klan Kosova.

“Nuk ka as Isa Mustafë, as Agim Veli, as Lutfi Hazir që mund ta shtyjë Vjosa Osmanin të largohet nga LDK’ja”, është shprehur Osmani, transmeton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se askush s’mund ta shtyjë të heq dorë nga lufta për rikthimin e demokracisë në LDK.

“Në qoftë se nuk donë të reformohen si parti, atëherë as unë, as dikush tjetër, më nuk mund t’i shtijmë me zor. Atëherë, Vjosa apo edhe kushdo tjetër që e sheh një mision të tillë të pamundur duhet të marrë vendim nëse dëshiron të rrijë në politikë”, ka thënë Osmani. /Express/

UBT

Osmani godet krerët e LDK’së: Ata që shkelin statutin e partisë, e shkelin edhe Kushtetutën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se s’ka demokraci në një vend nëse partitë nuk janë demokratike.
“Vitet e fundit na kanë treguar se pa demokraci të brendshme partiake as që mund të mendohet një transferim në institucione”, ka thënë Osmani në Zona B në Klan Kosova.

“Mbyllja e derës për personalitete, mos lejimi i fjalës së lirë tregon se këta persona veprojnë njëjtë në institucione tjera publike”, është shprehur Osmani.

“Ata persona që shkelin statutin e partisë, lënë të kuptohet se shkelin edhe kushtetutën e vendit,” ka thënë Osmani.

Më tej deputetja Osmani ka përgënjeshtruar edhe nënkryetarin e partisë Lutfi Hazirin.

“Unë nuk kam kërkuar asgjë që nuk ka qenë e paraparë me statutin e partisë. Unë e dëgjova në Info Magazine një të pavërtetë të madhe nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, ku ka thënë se vota pa kundër kandidatë dhe jo me votim të fshehtë s’ka qenë në atë kohë në statut. Kjo është plotësisht e pavërtetë kjo ka qenë në statut moti dhe është normë e partive popullore evropiane që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe të ketë kundërkandidatë,” ka thënë Osmani, njofton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.