ARKATANA

Osmani: Siç bota qëndroi me Kosovën 25 vjet më parë, sot duhet të qëndrojmë me Ukrainën, s’është luftë veç e tyre

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja Vjosa Osmani tha se sikur që qëndroi me Kosovën në fund të viteve ’90, bota duhet të qëndrojë sot me Ukrainën, në fjalimin e saj përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.

Osmani i falënderoi shtetet mbështetëse të Kosovës që tha se u bënë “shpëtimtarët tanë”, ndërsa tha se shpreson që mundësia e njëjtë t’u jepet edhe fëmijëve ukrainas.

“Ashtu si bota qëndroi me popullin e Kosovës 25 vjet më parë, ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën për të arritur paqen, një paqe të drejtë”, tha Osmani.

Mobi Casa

Në ditët më të vështira për popullin e Kosovës, Osmani tha se shtetet demokratike erdhën në ndihmë duke dërguar sinjal të qartë se nuk do të lejojnë shtypjen e shfarosjen e një populli që luftonte për lirinë e vet.

Dhe tash, 25 vjet pas, ajo tha se “Kosova është pjesë e aleancave që po mbrojnë vlerat e lirisë”.

Kjo luftë tash, Osmani tha se “nuk është thjesht lufta e Ukrainës”, por “është një betejë për vlerat dhe idealet tona të përbashkëta, të cilat sot janë nën rrethim, por janë po aq të qëndrueshme sa shpirti i atyre që i mbrojnë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.