ARKATANA

Osmani: Shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre, shqetësuese që zyrtarët e lartë shtetërorë në Shkup s’reaguan ndaj thirrjeve antishqiptare

/ 2 minuta lexim
HW

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se thirrjet antishqiptare në një ndeshje basketbolli në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë të zhvilluar në Kumanovë, ku ishin të pranishëm edhe krerët e shtetit fqinj, “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha ajo në një deklaratë.

Osmani tha se më shqetësues ishte fakti që zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë kryeministrin maqedonas Hristjan Mickoski nuk reaguan ndaj këtyre thirrjeve për vrasjen e shqiptarëve.

“Edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane”, thuhet në deklaratë.

Uji Dea

Osmani tha se “sporti duhet të jetë mjet bashkimi, jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen”.

“U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE”, thuhet në deklaratë.

Presidentja tha se Kosova “do ta mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”.

Gjatë ndeshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje si “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.