UBT

Osmani: Serbia duhet të sanksionohet për veprimet e saj, Radoiçiq të dorëzohet te autoritetet e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.

Në një intervistë për Christiane Amanpor në CNN, ajo theksoi se është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar.

“Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë. Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”, u shpreh presidentja e vendit.

Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiq.

“Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë ajo.

Eco Higjiena

Osmani u pyet edhe për marrëveshjen Ohrit.

Ajo tha se vetëm një palë (Kosova) është konstruktive në implementimin e marrëveshjeve të arritura.

“Ne kemi zbatuar gati 99 për qind të marrëveshjeve të arritur përkundër që Serbia nuk e ka bërë asgjë. Vuçiq është i gatshëm të negociojë, por jo edhe të zbatojë marrëveshjet”.

“Ne asgjë nuk po kërkojmë pos të jetë një dialog fer dhe i balancuar. Dhe duke mos pasur balancim në bisedime, ka inkurajuar Vuçiqin të veprojë ashtu sikur diten e diel, tha Osmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.