Eko Higjiena

Osmani: Rusia e Serbia po tentojnë ta destabiliziojnë Kosovën dhe Ballkanin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të shtunën në takim kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, pas agresionit ushtarak të Federatë Ruse ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është më i domosdoshëm se kurrë për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kryeparlamentari Xhaferi ka deklaruar se Maqedonia Veriut e mbështet pa rezervë anëtarësimin e Kosovës në NATO, në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka theksuar se Rusia dhe Serbia si aleate e saj po tentojnë ta destabilizojnë Kosovën dhe Ballkanin.

FIDANISHTJA

Prandaj nismën për Ballkanin e Hapur, Presidentja Osmani e konsideron si mjet të Serbisë për shtrirje të hegjemonisë së saj në rajon. Sipas Presidentes, Rusia dhe shtetet e tjera autokratike përmes marrëveshjeve me Serbinë po përpiqen ta shtrijnë ndikimin e tyre të dëmshëm në rajon.

Presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Xhaferi biseduan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve fqinje, në këtë takim u vlerësuan të mira, teksa shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të Veriut u cilësuan urë e fortë lidhëse me Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.