RCCOLA

Osmani: Qytetarët besojnë se me qeverisjen e LDK-së ndodh liberalizimi i vizave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë se qytetarët besojnë se ajo është kryeministrja e duhur që mund të ndikojë në liberalizimin e vizave.

Osmani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se gjatë intervistimeve që i kanë bërë mediat ndërkombëtare, ato i kanë treguar se qytetarët besojnë të ajo për shkak të liberalizimit të vizave.

“Mediat ndërkombëtare para se të më intervistojnë mua, kane intervistuar edhe qytetarët. Në pyetjen që ato u kanë bërë qytetarëve “Pse do ta votonit Vjosa Osmanin?”, ata u janë përgjigjur “për shkak të liberalizimit të vizave”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja ka thënë se ekziston një besim shumë më i madh te qytetarët se liberalizimi i vizave mund të ndodh shumë më shpejt nëse në pushte vjen LDK-ja.

Mobi Casa

“Arsyet janë të shumta sepse disa kanë dëshmuar se edhe kriterat e plotësuara i kthejnë mbrapa e disa të tjerë ende nuk e kanë dëshmuar se në qendër të programit të tyre e kanë Republikën e Kosovës”.

Osmani thotë se ne qeverisjen e LDK-së është plotësuar vazhdimisht kriteri i për regjistrimin e rasteve të krimit dhe korrupsionit që sipas është çdo tre muaj.

“Në qeverisjen Haradinaj ka ndodhur e kundërta. Skandalet e mëdha në sundimin e ligjit si ikja e prokurorit Blakaj për rastin “veteranët”, kidnapimi i shtetasve turq, dëmtojnë procesin”, tha mes tjerash Vjosa Osmani./Telegrafi/