Fundamenti

Osmani: Qeveria e zhvatjes kurrë se trajtoi Ferizajin si taksapagues të rëndësishëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidatja e LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmani në një tubim elektoral në qytetin e Ferizajit ka thënë se partia e saj nuk do të diskutojë për asnjë çmim për shtetësinë e Kosovës.

Osmani ka thënë se me gjashtë tetor, në ditën e zgjedhjeve, do të lartësohet me emrin e Republikës së Kosovës.

“Kam ardhë me pa edhe me i tregu krejt Kosovës lartësinë e shpirtit të ferizajasve, që me gjashtë tetor ta lartësojmë emrin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani, derisa, ka premtuar reforma në arsim e shëndetësi.

“LDK është partia e vetme që garanton zhvillim ekonomik, mundësi për secilin qytetarë, reformim të thellë në arsim e shëndetësi. Qeveria e zhvatjes nuk e ka trajtuar kurrë Ferizajin si taksa pagues të rëndësishëm, por qeveria jonë do të jetë në shërbim të juajin. Duhet të ja njohim mërgimtarëve tanë këto merita për zhvillimin e vendit tonë”, tha kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Vjosa Osmani tha se LDK është e vetmja parti që nuk diskuton me askënd për shtetësinë e Kosovës.

LDK e mbron idenë e presidentit Rugova për krijimin e një shteti që e respekton angazhimin e secilit.

“Presidenti Rugova e donte një republikë që askush nuk ja cenon kufijtë, e këtë e garanton vetëm LDK-ja. LDK nuk diskuton me askënd për asnjë çmim shtetësinë e Kosovës, e vetëm ne mund ta bëjmë këtë sepse vetëm ne nuk jemi të shantazhuar”, tha ajo./Express/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.