Uji Dea

Osmani: Proceset në nivel nacional po zhvillohen në përputhje me Kushtetutën, zgjedhjet e reja varen nga partitë politike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi e shfrytëzoi të drejtën e saj për votë, u deklarua para gazetarëve.

Ajo u pyet se si ndikojnë këto zgjedhje në situatën aktuale politike.

Osmani tha se zgjedhjet lokale s’kanë ndikim në proceset në nivel nacional nëpër të cilat po kalon Kosova.

HW

“Zgjedhjet komunale nuk kanë ndikim në proceset në nivel nacional në të cilat po kalojmë, proceset në nivel nacional janë duke u zhvilluar në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit dhe do të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë. Megjithatë çka është me rëndësi është që Kosova në çdo palë zgjedhje tregon maturi”, tha ajo.

“Jo vetëm që këto zgjedhje lokale nuk kanë ndërlidhmëri me zgjedhjet nacionale, por edhe zgjedhjet nacionale kurdo që t’i kemi ato sepse kjo varet nga partitë politike që përfaqësohen në kuvend, jam e bindur që do të jenë një gur më shumë në këtë kalanë e demokracisë që e kemi ndërtuar përgjatë shumë viteve”, ka shtuar ajo. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.