United Hospital

Osmani: Procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur për shkresën që kryeministri Albin Kurti i ka dërguar asaj, lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Osmani ka thënë se, ka marrë letrën e Kurtit dhe të njëjtën ua ka dërguar deputetëve.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nëpërmjet një letre, ka sjellë në vëmendje të Kuvendit një shkëmbim letrash të datës 19 prill 2013 ndërmjet ish-Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me ish-sekretarin e NATO-s, Andres Fogh Rasmussen. Meqë në letrën e tij, Kryeministri i vendit e nënvizon rëndësinë e informimit të të gjithë deputetëve të Kuvendit lidhur me këto dokumente dhe asnjëra nga to nuk janë cilësuar si të klasifikuara sipas ligjeve në fuqi, ju kam përcjellë deputetëve të plotë letrën e Kryeministrit Kurti, shkëmbimin e letrave të vitit 2013 ndërmjet Kryeministrit të atëhershëm z. Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Rassmusen, si dhe Opinionin ligjor të Zyrës së Kryeministrit mbi këtë shkëmbim letrash”, ka thënë Osmai.

Kryeparlamentarja ka theksuar se respektimi i Kushtetutës së Kosovës është obligim i të gjithëve, siç është edhe ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me partnerët tanë strategjikë.

HW

Sipas saj, procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s.

“Në takimin e sotëm me komandantin e KFOR-it, kam vlerësuar kontributin e kësaj force dhe të NATO-s në 20-vjet të angazhimit të saj për një Kosovë të sigurt dhe e kam siguruar që mbesim të përkushtuar për një bashkëpunim të thellë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes i yni shtetëror. Kërkesat që secili institucion në Kosovë të respektojë Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s, por përkundrazi, si avansim të demokracisë e transparencës dhe respektimit të ligjit e kushtetutës në vend”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndërkaq, edhe ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën Thaçi – Rasmussen.

“Një letër e 2013 nuk është në fuqi më, për shkak se Kosova ka votuar ligjet për ushtri dhe në këto ligje nuk është përfshi ndonjë obligim i çfarëdo natyre i cilësdo letre të mëparshme. Qeveria i ka dërguar letër të re sekretarit të NATO-s duke e informuar për gjendjen e re dhe domosdoshmërinë ë e një protokolli të përbashkët”, tha Haradinaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.