ARKATANA

Osmani pritet nga Rama dhe Zelensky: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e luftës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë ka arritur në Tiranë ku do të mbahet Samiti për Ukrainën.

Ajo është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Para mediave, Osmani tha se Kosova mbështet Ukrainën dhe popullin e saj.

Mobi Casa

“Rusia është duke bërë invazion ilegal ndaj Ukrainës dhe ne këtë e kemi kundërshtuar duke i vendosur sanksione Rusisë dhe duke Ukrainën, këtë do ta bëjmë edhe tash e tutje. Sot në Samit do të falas për hapat konkret që Kosova po i ndërmerr në këtë drejtim së bashku me aleat dhe do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës”, u shpreh Osmani.

E pyetur nga gazetarët se a do t’i kërkoj presidentit ukrainas njohjen e Kosovës, presidentja u shpreh se ajo do të vije bashkë me fitoren e Ukrainës.

“Gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje lufte duke luftuar për lirinë e saj. Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, tha Osmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.