Fundamenti

Osmani pret në takim Rohden, diskutojnë për procesin e dialogut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, me ç’rast kanë diskutuar për situatën aktuale dhe procesin e dialogut.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka thënë se takimi i fundit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është një moment pozitiv, përcjell teve1.info.

FIDANISHTJA

“Në takim u diskutua edhe për procesin negociator dhe takimet e fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ç`rast Presidentja Osmani theksoi se kjo shënon një moment pozitiv, megjithëse Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv e që do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për Planin e Zbatimit të marrëveshjes evropiane dhe hapat e mëtejmë në raport me të që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.