KKVITI

Osmani pret komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për kërcënimet nga Serbia dhe rrezikun nga dronët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka pritur në takim Gjeneralmajorin Ozkan Ulutaş, me rastin e rimarrjes së detyrës së Komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se Osmani e ka uruar Ulutaş për rifillimin e mandatit në krye të KFOR-it, duke vlerësuar rolin kyç të këtij misioni për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

“Dje mirëprita gjeneralmajorin Özkan Ulutaş dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR. Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Osmani.

KKVITI

Osmani po ashtu tha se kanë diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve.

“Presidentja potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet tona të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.