RCCOLA

Osmani pret historianin Noel Malcolm, e falënderon për kontributin në përgatitje të argumenteve për GJND

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në zyrën e saj historianin anglez Noel Malcolm.

Osmani tha se atë e ka falënderuar në emër të popullit të Kosovës për kontributin e dhënë në përgatitjet e argumenteve të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Mobi Casa

“Pata nderin ta takoj Sir Noel Malcolm, historian i respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës. Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Malcolm ka punuar si një gazetar politik, historian dhe akademik, aktualisht një anëtar i lartë kërkimor në Kolegjin All Souls, Oxford. Ai është autor edhe i disa librave, disa prej të cilave kanë subjekt shqiptarët dhe Kosovën.