Fundamenti

Osmani: Pjesëtarët e FSK-së sjellin krenari dhe suksese për vendin tonë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar për suksesin e jashtëzakonshëm, nëntogeren Ilirianë Bunjaku, me rastin e diplomit të saj në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani, si dhe për marrjen e çmimit “Shpata Internacionale” që jepet për kadetin më të mirë ndërkombëtarë, duke thënë jo vetëm që e ka bërë krenare familjen por edhe gjithë FSK-në dhe shtetin e Kosovës.

Osmani gjatë një bashkëbisedimi me Ilirianë Bunjakun, ka thënë se e gjithë Kosova e ka festuar suksesin tuaj.

“Pjesëtarët e FSK-së që kanë qenë edhe më herët në këtë program kanë shkëlqyer por kësaj radhe është veçanti edhe një grua e FSK-që e ka arritur këtë sukses duke u bërë më e suksesshmja nga të gjithë pjesëmarrësit ndërkombëtar, prandaj edhe kjo tregon që kudo që shkelin pjesëtarët e FSK-së sjellin krenari dhe suksese për vendin tonë. Jam e bindur që ke me shërbyer si inspirim për shumë vajza e gra tjera që e shohin fushën e mbrojtjes si fushë ku ato duan të kontribojnë”, tha ajo.

FIDANISHTJA

Nëntogerja Ilirianë Bunjaku tha se gjatë këtij viti ka kryer një trajnim në një akademi ushtarake prestigjioze në Britani të Mdhe.

“Me të vërtet është një arritje e madhe jo vetëm për mua por edhe për shtetin tonë që krahas shteteve të tjera, emri i shtetit tonë u dëgjua në mbarë botën”, tha ai./klankosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.