United Hospital

Osmani për Fox News: Trumpi ndihmoi në parandalimin e përshkallëzimit të situatës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
HW

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nga New Yorku, ka dhënë një intervistë për Fox News, ku ka falënderuar administratën e Trumpit për punën që ka bërë në parandalim të veprimeve destabilizuese të Serbisë kundrejt Kosovës.

Osmani ka thënë se në lidershipin e Serbisë ka ende njerëz që duan të kthehen në të kaluarën, teksa ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë më 2023 dhe atë të “Ibër Lepencit”.

Osmani ka thënë se presidenti Trump “na ka ndihmuar vërtet në mbështetjen e paqes dhe mbajtjen e saj dhe shpëtimin e jetëve”.

Mobi Casa

“Ne jemi populli më proamerikan në botë. Ka qenë kështu që nga viti 1999 kur ushtarët amerikanë erdhën të shpëtojnë jetët tona. Ne ekzistojmë si shtet i pavarur dhe sovran falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ata nuk i mbyllën sytë përballë vuajtjeve tona dhe gjenocidit që po ndodhte. Por erdhën të na shpëtojnë dhe besuan në të drejtën tonë që të jemi të lirë.

Ne kemi një fqinj që i pëlqen të shkaktojmë probleme kohë pas kohe. Serbia në të kaluarën ka shkaktuar një sërë konfliktesh në Ballkanin Perëndimor sepse ishte e udhëhequr nga kasapi i Ballkanit, Millosheviqi. Por ka ende njerëz atje në lidershipin e Serbisë që ju pëlqen të kthehen në të kaluarën. Presidenti Trump na ka ndihmuar vërtet në mbështetjen e paqes dhe mbajtjen e saj dhe shpëtimin e jetëve. Ne kemi pas një numër përshkallëzimesh në dy vjetët e fundit. Në vitin 2023 jemi përballur me një akt agresioni nga Serbia. Ne kemi menaxhuar ta zmbrapsim me ndihmën e aleatëve të NATO-s. Por ka kërcënime të vazhdueshme nga Serbia. Në maj ishte një tentativë tjetër dhe kjo administratë ka bërë punë të shkëlqyeshme për të parandaluar eskalimin”, tha Osmani në këtë intervistë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.