GRANDEMALL

Osmani për CNN: Njohja reciproke – hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se njohja reciproke është hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka akuzuar Serbinë se nuk mund të ecën edhe rrugës së Moskës edhe asaj të BE-së përnjëherë, duke iu referuar marrëdhënieve të dyfishta të Beogradit zyrtar me Rusinë dhe BE-në.

Në një intervistë për CNN, e para e vendit tonë ka folur edhe për njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se sa më shpejt që Serbia t’i thërrasë mendjes, do të jetë aq më mirë për të dyja palët dhe rajonin në përgjithësi.

“Njohja reciproke është hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe Serbia sa më shpejt që e kupton këtë se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, do të jetë më e mirë për ta, marrëdhëniet tona dhe paqen e stabilitetin afatgjatë në rajon”, ka thënë Osmani.

GRANDEMALL

E para e vendit ka folur edhe mbi anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ajo ka thënë se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Kosovën, por edhe për sigurinë e rajonit në kohën e agresionit rus në Ukrainë.

“NATO do të jetë më e fuqishme vetëm me vende sikurse Kosova, e cila beson në të njëjta vlera dhe dëshiron të kontribuojë. Kjo është edhe arsyeja pse ne i kemi vendosur menjëherë sanksionet Rusisë pas invazionit në Ukrainë”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.