Osmani: PDK sërish do ta krijojë një fitore dinjitoze

Gjilan – Në suksesin e madh që ka arritur PDK-ja në këto vitet e qeverisjes kolosale dhe të panjohur në shtetin më të ri të Kosovës, bënë pjesë edhe rinia e PDK-së. PDK-ja si strukturë është e qëndrueshme dhe e ekuilibruar sepse gjithherë ka mbështetur forcat e reja, të rinjtë akademik e të ditur thotë për rajonipress Fadil Osmani.
Fadil Osmani është i bindur se PDK-ja në Gjilan së bashku me rininë e sajë të mrekullueshme që ka po zgjohet e po konsolidohet çdo ditë, raporton rajonipress.
Osmani i cili është pjesë e koordinimit të degës së PDK-së në Gjilan thotë se suksesi i PDK-së ka edhe këtë mision, që rinia të ketë një vend të merituar dhe të jetë ombrellë e të gjitha të mirave që sjell programi i saj. “Misioni i të rinjve të PDK-së edhe këtë herë është i përqendruar në fitoren e qershorit, në një fitore të pastër e të merituar. Rinia e PDK-së e mbështetur nga të gjitha grupmoshat ka shumë arsye të jetë pranë njerëzve dhe liderit të saj të PDK-së Hashim Thaçi sepse askush tjetër nuk është përkujdesur më mirë për të pasur bursa, strehim, ushqim dhe jetë studentore më të avancuar”
Osmani thotë se rinia e PDK-së ka misionin e saj të qartë për të ecur drejt një Evrope të bashkuar, mision dhe synim ky i proklamuar dhe i realizuar edhe nga lideri i saj Hashim Thaçi. “Partitë tjera kanë qen lule të përkohshme, ndërsa PDK fryti më i qëndrueshëm, kjo tregon se e meritojmë edhe një mandat. Nëse Gjermania ka një Angela Merkel e Anglia ka një Margaret Theqer që fiton tri mandate edhe Kosova ka një kryeministër që do ta vlerësoj populli nga se të gjitha të arriturat deri më tani në Kosovë e kane vetëm një nënshkrim të liderit Hashim Thaçi”.
Sipas Osmanit në Gjilan e Anamoravë, PDK me rininë e saj do të tregojë edhe njëherë fuqinë e madhe që ka për të krijuar sërish një fitore dinjitoze. “Rinia e PDK-së nuk ndalet, ajo përkrah forcat progresive dhe liderët e suksesshëm. PDK-ja me rininë e saj lidere në Kosovë do të jetë edhe njëherë në ballë të sfidës për të zhvilluar, avancuar dhe konsoliduar shtetin e Kosovës. Këtë konsolidim e garanton lideri i saj Hashim Thaçi” tha Osmani./rajonipress/