Osmani: PDK ende ka çka i ofron qytetarit të Gjilanit

Gjilan – Fadil Osmani zyrtari aktualisht më autoritativ dhe i besueshëm në PDK ka thënë para aktivistëve të nëndegëve të PDK-së se kjo parti është partia më e madhe në vend dhe di të punoj dhe ka çka i ofron qytetarit të Gjilanit dhe familjeve mbarë Kosovës.
Në takimet e Kryesive të nëndegëve Velekincë dhe nëndegët XVI, X, IX, VIII, VII të PDK- së të mbajtura sot u bë shpërndarja e detyrave të cilat anëtarët e kryesive të këtyre nëndegëve i mirëpritën dhe thanë se këto janë detyrat më të pakta që ne mund t`i kryejmë.
Fadil Osmani para këtyre aktivistëve ka thënë se PDK është partia më e madhe në vend dhe di të punoj dhe ka çka i ofron qytetarit të Gjilanit dhe familjeve mbarë Kosovës.
Kryetarët e nëndegëve u shprehën se “MISIONI I RI” është mision për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim moshe dhe meriton përkrahje maksimale.
Të pranishëm në takime ishin edhe anëtarë të partive tjera të cilët vijnë nga këto lagje dhe kanë shprehë dëshirën të jenë prezent dhe të ofrojnë përkrahjen maksimale për “MISIONIN E RI”.
Gjithashtu në këto takime prezantuan edhe kandidatët për deputet të cilëve ju dha përkrahje maksimale dhe se kandidatët tanë janë më të mirët dhe do të jenë fitues të padiskutueshëm./rajonipress/