UBT

Osmani pas takimit me Power: USAID për më shumë se dy dekada i ka qëndruar krahë për krahë Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Osmani ka falënderuar Power për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës, duke treguar se ajo para 24 vitesh ishte reportere në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Ju keni qenë dhe mbeteni një mike e çmuar për ne. Këto takime bëhen të veçanta kur presim miqtë që kanë lidhje të ngushtë me popullin tonë. Dua të falënderoj për punën tënde të atëhershme dhe për punën e jashtëzakonshme që bën tani”, theksoi ajo.

Osmani shtoi tutje se “për më shumë së dy dekada USAID ka qëndruar krahë për krahë Kosovës, kanë mbështetur bizneset drejt rritjes, si dhe kanë ndihmuar në përpjekjet tona për forcimin e demokracisë”.

FIDANISHTJA

“Kosova të cilën ju e patë të dërmuar nga lufta sot është sovrane. Angazhimi juaj i palëkundur në mbështetje të së vërtetës. Kosova është një dritë shprese, si një shtet i vogël por me vendosmëri të madhe ne kemi kapërcyer sfidat në luftën tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, por gjithçka çka kemi arritur do të ishte e pamundur pa mbështetjen e miqve tanë”, deklaroi ajo.

Presidentja shtoi tutje se, Kosova dhe populli saj do të jenë gjithmonë mirënjohëse për popullin amerikan

“Jam krenare që Republika e Kosovës gjithmonë ka zgjedhur demokracinë dhe rrugën euroatlantike. Ne jemi mbështetur gjithmonë tek ju, por edhe ne ju lutemi që të mbështetni tek si një partner”, tha ndër tjera ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.