Eko Higjiena

Osmani pas konfiskimit të drogës në Lipjan: Edhe një arsye për t’u mbështetur anëtarësimi i Kosovës në Interpol

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se aksioni për konfiskimin e drogës në Lipjan është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar të agjencive të zbatimit të ligjit.

Osmani në një postim në rrjetin social Twitter thotë se ky aksion i shkëlqyeshëm është edhe një arsye tjetër për të mbështetur anëtarësimin e merituar të Kosovës në Interpol.

“Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar të agjencive të zbatimit të ligjit dhe një tjetër arsye për të mbështetur anëtarësimin e merituar të Kosovës në Interpol. Faleminderit Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri”, shkruan Osmani.

Ndryshe, sekuestrimi i 400 kg drogë erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA-s amerikane.

Pas aksionit të mbrëmshëm kanë reaguar sot edhe Ambasada amerikane në Prishtinë dhe ajo e Italisë.

Ambasada amerikane në një postim në Twitter shkruan se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Eco Higjiena

Ndryshe, sekuestrimi i 400 kg drogë erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA-s amerikane.

Pas aksionit të mbrëmshëm kanë reaguar sot edhe Ambasada amerikane në Prishtinë dhe ajo e Italisë.

Ambasada amerikane në një postim në Twitter shkruan se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Ndërkaq, ambasadori italian, Nicola Orlando theksoi se Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë & GDF zhvilluan veprimin më të madh ndonjëherë kundër drogës, duke kapur 400 kg kokainë.

“Sot ne festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale. Unë jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit”, shkruan ambasadori italian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.