Fundamenti

Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin Blerim Isufaj, numëron shkeljet ligjore që kanë gjetur gjatë procesit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kryeprokurorin Blerim Isufaj.

Në konferencën për media, Osmani ka numëruar disa shkelje që kanë gjetur lidhur me kryeprokurorin Blerim Isufaj.

UBT

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin e procedurave në përzgjedhjen e kryeprokurorin të ri. Jam kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave. Duke pasur parasysh të gjitha shkeljet, përgjegjësia ime më obligon që mos të bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror”, është shprehur presidentja, transmeton Telegrafi.

Tutje, presidentja tha se ka ftuar Këshillin Prokurorial të ndjek procedurat kushtetuese e ligjore në përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.
“Do të parandalojë çdo veprim që do të mund të lëkund shtyllat e shtetit tonë. /Telegrafi/