Hidromorava

Osmani nga Zvicra: Nga një shtet që u ndërtua nga zero jemi shndërruar në një model të demokracisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Samiti i Paqes që po mbahet në Zvicër për Ukrainën ka thënë se Kosova mund të ndajë storien e saj se si nga një shtet e ndërtuar nga zero është shndërruar në një model të demokracisë.

Duke iu referuar aktualitetit në Ukrainë, ajo ka cituar edhe presidentin amerikan se në kohët e rënda ka rëndësi se me kënd qëndron.

FIDANISHTJA

Urologët janë në shok! Do të shpëtojë nga prostatiti për 2 netë!
“Si Kosovë, besoj se jemi në pozicion me të gjithë të tjerët që marrin pjesë në këtë Samit që të ndajmë storien tonë, tregimin e Republikës së Kosovës si një shtet që është ndërtuar nga zero, si një shtet që ka vuajtur e sakrifikuar shumë. Megjithatë, jemi shndërruar në një model të demokracisë dhe aleancave të fuqishme. Sepse siç e thotë shpesh edhe presidenti Biden në kohë të rënda më e rëndësishmja është që për çka qëndron ose kush qëndron me ty. Ashtu siç kanë qenë të domosdoshme aleancat që të shpëtohet Kosova nga regjimi gjenocidal, njësoj është po aq e rëndësishme që tani kur po rrezikohet e gjithë arkitektura e sigurisë në Europë nëpërmjet agresionit rus, që ne të qëndrojnë së bashku si aleatë që besojmë në njëjtat vlera që t’i mbrojmë të njëjtat parime që janë mbrojtur në vitet e ’90-ta në Kosovë”.

Osmani përmendi edhe takimin që pati me presidenten e Zvicrës, Viola Amherd, me të cilën tha se diskutuan për mënyrat se si të rritet bashkëpunimi mes të dy vendeve./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.