Mobi Casa

Osmani nga Shqipëria: Ideja e ndryshimit të kufijve nuk ka vdekur, mund të kthehet pas një kohe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë tre ditore në Shqipëri.

Me nderime të larta shtetërore ajo është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, teksa pas takimit të dy dolën në konferencë për media, shkruan Gazeta Express.

Osmani theksoi se janë duke diskutuar për barrierat e vogla që mund ti pengojnë këto shtetet në rrugën e tyre drejtë të ardhmes evropiane.

“Kjo vizitë jo vetëm që do ti rikonfirmojë jo vetëm raportet vëllazërore në mes të dy vendeve sepse nuk do ti quaja ashtu, por raporte mes motrave sepse ashtu janë më të sinqerta. Në të njëjtën kohë po shohim se si ti eliminojmë barrierat sado të vogla që mund të jenë në mes të shteteve”, ka thënë ajo.

U.d e Presidentit foli edhe për çështjen e akuzave të Speciales se disa ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Uji Dea

E vërteta sipas saj është se ato i ka kryer Serbia e jo Kosova.

“E vërteta është se në Kosovë është Serbia ajo që ka kryer gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sepse nuk ka ndonjë të vërtetë tjetër dhe këtë e ka parë e gjithë bota. Ne serish kemi nevojë për ndihmën e madhe të Shqipërisë dhe që të jetë zëri ynë aty ku ne nuk kemi zë. Ne diskutuam me presidentin se si mund ti avancojmë këto diskutime për të ardhmen e vendit tonë. Kosova ende nuk ka ulëse në shumë organizata të mëdha ndërkombëtare”, ka thënë më tutje ajo.

Pjesë e diskutimit me presidentin Meta, sipas Osmanit ka qenë edhe situata në arsim, shëndetësi e aspekte të tjera sociale.

Osmani përmendi edhe çështjen e ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E falënderova presidentin Meta edhe për qëndrimin e tij rreth idesë së rrezikshme për ndryshim të kufijve. Sado që mund të quhet një ide e vdekur pas një kohe mund të rikthehet në tavolinë prandaj është e rëndësishme një zë i fuqishëm si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë që kjo ide të kundërshtohet”, ka thënë ajo. /Gazeta Express/