UBT

Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia u përfshi në sulm, e shqyrtojmë pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka befasuar me një deklaratë kur ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai tha se nëse vërtetohet se Serbia është në ndonjë mënyrë e përfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit duhet ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”.Osmani shpreson se shteti serb nuk është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

ARKATANA

”Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen në shtetet tjera në rajon, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur” mbi të gjitha ishte pajtimi”.”Dhe ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, tha Osmani në emisionin Top Tema.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.