Mobi Casa

Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia po përpiqet që agresorin ta shndërrojë në viktimë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ka folur për vrasjen e oficerit të Policisë Afrim Bunjaku, nga grupi i serbëve që kryen agresion në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Osmani tha se i ndjeri Afrim Bunjaku e humbi jetën duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.

Në fjalimin e saj, tutje ka theksuar se Serbia po përpiqet që agresorin ta shndërrojë në viktimë.

“Sot ajo se çka kemi dëgjuar nga Serbia është zgjatje e përpjekjeve për ta nxitur këtë aktin e agresionit”.

“Në ditën e sulmit institucionet e Kosovës kanë mbajtur kontakte me praninë ndërkombëtare ashtu siç ka qenë historikisht. Do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë që t’i kundërvihemi akteve të tilla dhe që t’i parandalojmë që ato të mos ndodhin më”, u shpreh Osmani.

Dhuna Seksuale, dhe të mbijetuarit e luftës në Kosovë

Eco Higjiena

Presidentja Osmani tha se Kosova është vendi që ka humbur 13,000 njerëz gjatë luftës së fundit.

Kjo, përfshirë shumë persona të zhdukur dhe me vrasjen e fëmijëve që në kokë banori, sipas saj, është më së shumti në çdo luftë në ish-Jugosllavi.

“Ne jemi ngritur nga zeroja për të ndërtuar jetën tonë, për ta ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit, pavarësisht etninë e tyre, mund të jetojnë pa frikë, pa diskriminim.

Tutje shprehu zotimin e shteti të Kosovës për të ecur përpara e jo për të shkuar prapa.

“Jam këtu për të rikonfirmuar se të gjitha institucionet e Kosovës nuk e lejojnë ecjen prapa për lirinë e mundimshme që kemi fituar bashkë me demokracitë nga mbarë bota, sepse Republika e pavarur e sovrane e Kosovës është storja më e suksesshme në historinë e njerëzimit”, deklaroi presidentja Osmani./Telegrafi/