UBT

Osmani në Kanada: Synimi i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE, dialogu me Serbinë duhet të marrë fund me njohje reciproke

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon, e cila është kreu i shtetit të Kanadasë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në takim me Guvernatoren Simon, presidentja Osmani e ka falënderuar për ndihmën e shtetit kanadez për Kosovën, duke shfaqur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet më tej.

“Presidentja Osmani ka potencuar rolin e grave në vendimmarrje, duke e parë këtë si një parakusht esencial për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit. Në këtë kontekts, ka theksuar se Kanadaja mbetet një shembull i mirë, nga përvoja e të cilit mund të përfitojë edhe Kosova”, thuhet në njoftimin e bërë nga Presidenca.

Më tej, në njoftim thuhet se të dy bashkëbisedueset kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të dyanshëm, ku kanë përmendur politikën e jashtme, mbrojtjen, shkëmbimin ekonomik, arsimin etj.

United Hospital

“Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova tashmë ka bërë hapa të ndjeshëm në ofrimin e një mjedisi të përshtatshëm dhe të sigurt për investime të huaja, duke ftuar bizneset kanadeze për t`i eksploruar mundësitë që ofron Kosova, e cila dominohet nga shumica e popullatës së re”, thuhet në komunikatë.

Më tej, Presidenca bën të ditur se Osmani ka folur edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe procesin e dialogut me Serbinë.

“Kurse sa i përket situatës aktuale në Kosovë, Presidentja Osmani ritheksoi se synimi i vendit mbetet anëtarësimi në BE, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, për të cilën gjë tha se pret mbështetjen kanadeze. Presidentja Osmani tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të marrë fund me njohje të ndërsjellë. Ajo rishtazi ka përmendur retorikën kërcënuese të Serbisë dhe rritjen e ndikimit rus në rajon, si një kërcënim për destabilizim në këtë pjesë të Evropës”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.