Uji Dea

Osmani në Gjermani takon kancelarin Scholz, ia kërkon liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë qëndrimit të saj në Gjermani, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin se ka diskutuar për t’i dhënë shtytje finale liberalizimit të vizave për Kosovën.

Osmani, në një njoftim zyrtar, ka thënë se kancelarit Scholz ia ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe Evropë.

“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo.

Ajo, në emër të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme nga Gjermania.

HW

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”, ka njoftuar ajo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schëarz, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci (Potsdam/Gjermani).

Në fjalën e saj në konferencë, Osmani ka bërë thirrje për përkrahjen e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për urgjencën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.