Fundamenti

Osmani në Ditën e Evropës ka një thirrje për BE-në: Jepni fund katër viteve të mohimit të padrejtë të liberalizimit të vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Evropës duke thënë se Kosova qëndron e bashkuar me aleatët e saj në këtë kohë sfiduese.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani gjithashtu ka bërë thirrje që BE-ja t’i japë fund siç shprehet ajo “4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

“Si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

ARKATANA

Presidentja më tej ka theksuar se në këtë ditë mendojnë edhe për popullin e Ukrainës që po përballen me ferrin e agresionit rus.

“Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë ne mendojmë gjithashtu për njerëzit e Ukrainës të cilët vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit të paprovokuar rus. Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.