Eko Higjiena

Osmani: Mungesa e kuorumit, pamundëson zgjedhjen e Thaçit president

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njihet si njëra nga zërat më kritikë të koalicionit qeverisës (PDK – LDK), nga radhët e deputetëve të pozitës, ka konfirmuar përsëri se do të kundërshtojë kandidaturën e Hashim Thaçit si president.

Ajo në një prononcim për Telegrafin ka folur për votimin e kandidaturës së shefit të PDK-së, Hashim Thaçi, për president të Kosovës.

“Nuk kam njohuri se si do të veprojnë deputetët e tjerë, por është me rëndësi që secili të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tyre, e në përputhje me vullnetin e elektoratit”, ka thënë Osmani.

UBT

Ajo ka theksuar se “tashmë dihet qartë që e vetmja mundësi për të pamundësuar zgjedhjen e Thaçit është t’i prishet kuorumi”.

Ndryshe, deputetët tjerë, që nuk janë pjesë e opozitës, që kanë thënë se nuk do të jenë në seancë kur do të votohet për kandidaturën e Thaçit për president, janë: Adem Salihaj, Alma Lama dhe Gëzim Kelmendi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.