Fundamenti

Osmani: “Misioni i Thaçit” nuk ishte vetëm, gjeti përkrahjen popullore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fadil Osmani njëri nga koordinatorët e degës së PDK-së në Gjilan thotë për rajonipress se ata që hezituan në fitoren e PDK-së dhe të programit ambicioz të Thaçit kanë gabuar rëndë sepse “Misioni i ri” nuk ishte vetëm, ai pati mbështetjen popullore. PDK tregoj se është fuqi dhe forcë në tërë Kosovën, kurse i mbetet strukturave të saj në Gjilan që këtë besim të fituar ta ruajnë, avancojnë dhe ta konkretizojnë me rezultate tjera në të ardhmen.

Fadil Osmani është njëri nga drejtuesit e PDK-së në Gjilan i cili që nga fillimi nuk ka hezituar asnjëherë për fitoren e PDK-së dhe të “Misionit të ri”.

Osmani për rajonipress tha se rezultati i PDK-së ishte i pritur sepse Thaçi vërtet bëri fushatë shumë moderne dhe tërheqëse për publikun.

Sipas Osmanit dalja në publik e Thaçit dhe kontaktet e tija të drejtpërdrejta me të gjitha kategoritë ishin një barometër i saktë se ai po ecte drejt fitores.”Në të gjitha tubimet asnjëherë nuk ofendojë kundërshtarët, asnjëherë nuk e akuzojë asnjë lider. Ai përgjigjej vetëm kur të tjerët e akuzonin. Dhe e vetmja përgjigje e tij e moderuar madje edhe në ato momente ndaj rivalëve ishte kjo: “Pyetni ata çfarë kanë bërë për ju në vitin 2007”.

Hidromorava

Osmani thotë se edhe në Gjilan PDK-ja shpejt u këndell dhe realisht tani ka deputet të nivelit të lart dhe të cilët do ta përfaqësojnë Gjilanin në mënyrën më dinjitoze.

Osmani thotë se tani PDK-së në Gjilan i mbetet që ta ruaj, avancojë këtë rezultat sepse ka ekipin e mirë dhe ka njerëz e përkrahës të të gjitha kategorive.”Unë kam marrë pjesë në shumë takime dhe kam vërejtur një vrull të madh dhe një mbështetje të madhe për PDK. Edhe gara e kandidatëve të PDK-së ishte evropiane sepse të gjithë kanë dhënë mesazhe se si duhet të punohet me qytetarin”.

Osmani është i bindur se PDK-ja po e merr vetën dhe pa asnjë dilemë ajo shpejt do ta kthejë primatin e saj të treguar suksesshëm në mandatet e kaluara.”PDK-ja dallohet shumë nga të tjerat parti politike sepse ka njerëz të guximit, të përkushtimit dhe të angazhimit konkret për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarin”/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.