ARKATANA

Osmani: Miqësinë e përhershme me Amerikën e kemi testament nga presidenti Rugova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se shteti i Kosovës lindi falë edhe mbështetjes së aleatëve e miqve ndërkombëtarë, në krye me SHBA-në, “për të cilën gjë gjatë kohë kishte punuar edhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, presidenti historik dr. Ibrahim Rugova”.

Në promovimin e librit “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe Shtetndërtimi”, të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Osmani ka thënë se roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident.

“Miqësinë e përhershme me Amerikën e kemi testament nga presidenti Rugova, të rrënjosur thellë në zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndaj, siç e dëshmoi sidomos periudha e shtetndërtimit, roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident, tepër përmbajtjesor dhe pa dyshim kryesor”, ka thënë ajo.

Eco Higjiena

Raporte mes Kosovës dhe SHBA-së janë diskutuar pasi ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James O’Brien, paralajmëroi që Uashingtoni mund të mos e trajtojë Qeverinë e tij si partnere.Kërcënimi u bë pas përcaktimit të Qeverisë që të mos përfillë kërkesat e ndërkombëtarëve për Rregulloren e BQK-së, që ndalon pagesat në valutën e Serbisë.

Pas kësaj deklarate kryeministri Albin Kurti të mërkurën ka thënë se Kosova nuk ka partner, aleat dhe mik më të rëndësishëm se SHBA-në.“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike. Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”, ka deklaruar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.