RCCOLA

Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për sulmet në Banjskë, do të inkurajohej të sulmojë sërish Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmet në veri të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Osmani tha se mos dënimi i Serbisë për sulmet e mëparshme solli ngjarjet në Banjskë.

“Duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë më 29 maj dhe 24 shtator. Në vend se të ekstradojë terroristët vazhdon ti mbështesë ata. Pata paralajmëruar se nëse sulmuesit e trupave në maj udhëhiqeshin nga bandat kriminale do përfundonin pa dënuar do t’i inkurajonte të përsërisnin sulmet në shkallë më të madhe. Janë po të njëjtit njerëz që sulmuan NATO-n që e sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator”.

“Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për këto sulme të vazhdueshme do të inkurajohej të sulmojë Kosovën dhe të ta destabilizojë Ballkanin. Roli i NATO-s në këtë drejtim është vendimtarë pasi Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajonin tonë”, deklaroi Osmani.

Osmani theksoi se roli i NATO-s dhe i KFOR-it është vendimtar në parandalimin dhe destabilizimin jo vetëm të vendit tonë, por gjithë rajonin pasi sipas Osmanit, Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin.

Uji Dea

“Liria e Kosovës është rezulatat edhe i mbështetjes së NATO-s. Jemi falënderues për ushtarët e NATO-s të cilët po japi kontribut për paqe dhe stabilitet, por kjo paqe së fundi është cenuar seriozisht nga ana e Serbisë.

Osmani tutje tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qëllim strategjik.

“Anëtarësimi në aleancën më të fortë në botë është qëllim strategjik, ekzistencial dhe parësor i shtetit të Kosovës. Stërgjatja e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë do të prodhonte pasoja të mëdha për sigurinë në të gjithë kontinentin evropian”, shtoi Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme ta ruaj stabilitetin jo veç për vete, por për gjithë rajonin.

“Po marrim pjesë në operacione paqe ruajtëse nëpër botë bazuar në marrëveshje bilaterale. Besoj fuqishëm se përpjekjet tona të përbashkëta do ta krijojnë mundësinë për ta ruajtur mundësinë për paqen dhe stabilitetin jo veç për Kosovën, por edhe për rajonin”, ka theksuar Osmani./Telegrafi/