UBT

Osmani: Më e mira do të ishte që Kosova ta hartonte draft-statutin e Asociacionit me SHBA-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sa i përket draft-statutit të Asociacionit mënyra më e mirë, sipas saj, ka qenë që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta bënte draftin si Republikë e Kosovës.

“Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta them publikisht në çdo që e kemi pasur me institucionet e tjera sepse një iniciativë e tillë është dashur të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun mirëpo pikërisht duke nuhatur që mund të na vijë një i cili jo domosdoshmërish na pëlqen në tërësi nga ana e BE-së, kam insistuar të ulemi ta bëjmë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën , sepse nuk i takon presidentes ta bëjë një draft”, tha Osmani, në RTV21.

Ajo u pyet se pse nuk ka tentuar ta bind kryeministrin për një gjë të tillë.

RCCOLA

“Sepse ndoshta kryeministrit nuk i janë dukur bindëse argumentet, çka po doni të ju them tjetër”, u përgjigj Osmani.

Ajo tha se Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë që të merret me draft-statutin.

”Nuk po kërkohet asnjë shpëtim, është detyrë e Gjykatës Kushtetuese. Nuk është favor. E ka për detyrë, sepse nuk e kam hartuar as unë e as Kurti këtë draft, por e ka hartuar BE dhe është propozuar nga ata. Asociacioni nuk është dëshirë e Kosovës”, tha Osmani.