Eko Higjiena

Osmani: Liria dhe pavarësia e Kosovës mbajnë vulën e familjes Jashari dhe mijëra dëshmorëve të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Krerët e institucioneve shtetërore kanë marrë pjesë në ceremoninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se liria e Kosovës dhe shteti kanë vulën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjesh Jashari.

Osmani në fjalimin e saj në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ka thënë se po përkujtojnë një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë.

“Një ngjarje që i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popull që e do dhe e meriton lirinë, sidomos kur në krye të tij ka patriotë të devotshëm e trima si komandanti legjendar Adem Jashari me familjen e tij, por edhe vajza e djem të UÇK-së, trimëria, devotshmëria e përkushtimi i të cilëve ëndrrën tonë shekullore për çlirim e shtet e bënë realitet”, ka thënë Osmani.

Uji Dea

Presidentja ka shtuar se Epopeja e UÇK-së nuk është vetëm një histori lufte e beteje, por një histori e qëndrueshmërisë, këmbënguljes e shpresës.

“Është histori e sakrificës, por edhe triumfi ndaj krimeve të shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Kjo liri e ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të 3000 dëshmorëve të UÇK-së e mijëra luftëtarë që i kemi edhe sot mes nesh. Ata janë mishërim i trimërisë e nderit”, u shpreh Osmani.

Osmani tha se Republika e Kosovës është shtet e i tillë do të jetë përjetësisht dhe se Kosova është amaneti i tyre.

“Duke nderuar përjetësisht Jasharjt legjendarë, Prekazin historik, e të gjithë të rënët nën flamurin madhështor të UÇK-së, marrim frymëzimin dhe energjinë e pashtershme për të marshuar para në rrugëtimi ne pandalshëm e të pathyeshëm për të realizuar idealin e tyre të shenjtë, ruajtjen e mbrojtjen e integritetit territorial e sovranitetit të vendit të pavarur. Jam krenare me çdo ushtarë tonin”, tha Osmani. /Telegrafi/