UBT

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut, themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 35-vjetorit të shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut tha se ajo ishte akti më i lartë i guximit politik dhe siç tha, besimit në lirinë e pavarësinë tonë.

Osmani tha se Kushtetuta e Kaçanikut është themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës.

Fundamenti

“Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës i dhanë jetë Kushtetutës së Kaçanikut, aktit më të lartë të guximit politik dhe besimit në lirinë dhe pavarësinë tonë. Kjo Kushtetutë ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën, si dhe themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës. Ky akt sublim ishte më shumë se një dokument juridik, ishte betim që Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në mesin e kombeve të tjera të lira. Sot, përulemi me nderim para atyre që guxuan atëherë kur duhej të rrezikonin gjithçka dhe me krenari vazhdojmë rrugën që ata trasuan”, ka shkruar Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.