UBT

Osmani krahason Veselin e Kurtin me dy figurat famëkeqe të Amerikës Latine

/ 1 minutë lexim

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka krahasuar dy prej rivalëve të saj me emra famkeq nga Amerika Latine.

Osmani ka përmendur “Mbretin e Kokainës” nga Kolumbia, Pablo Escobarin, duke iu referuar kandidatit për kryeministër nga PDK’ja, Kadri Veselit. Së fundmi është bërë virale një fotografi e Veselit me futbollistët e kombëtares, që duket e njëjtë me atë të Eskobarit me futbollistët kolumbianë.

Ndërkaq ajo ka përmendur edhe ish-liderin e Venezuelës që e ka kthyer pushtetin e tij në diktaturë, Hugo Chavez, kur po fliste për kundërkandidatët e saj, me të cilin e krahasonte Kurtin.

Eco Higjiena

Sipas Osmanit, LDK do të qeveris ‘normal’ dhe me një drejtësi normale’.

“Ne ofrojmë drejtësi normale. Me i ngre zhag njerëzit me pizhama është hakmarrje, nuk është drejtësi”, ka thënë Osmani. /Express/